Montim, Testim, Komisionim dhe Mirëmbajtje
Zgjidhje të plota inxhinierike për nënstacione elektrike dhe transformatorë fuqie, sipas standardeve ndërkombëtare IEC, IEEE dhe EN.

Realizojmë montimin mekanik dhe elektrik të pajisjeve të nënstacioneve dhe transformatorëve të fuqisë sipas standardeve IEC dhe udhëzimeve të prodhuesit.

Kryejmë testime elektrike dhe diagnostike për pajisjet e tensionit të mesëm dhe të lartë.

Realizojmë komisionimin e plotë të pajisjeve dhe nënstacioneve deri në dorëzimin për operim.

Ofrim i mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese për transformatorë dhe nënstacione.

Kryejmë analiza laboratorike dhe diagnostikuese sipas standardeve IEC 60422, IEC 60567, IEC 60599, ASTM dhe ISO.
.jpeg)

Furnizojmë pjesë rezervë cilësore për transformatorë fuqie dhe transformatorë shpërndarës, duke garantuar besueshmëri, jetëgjatësi dhe përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.
Sigurojmë furnizim me pjesë rezervë origjinale ose ekuivalente të certifikuara për marka të ndryshme transformatorësh, si dhe asistencë teknike për përzgjedhjen dhe instalimin e tyre.