Hidrocentrale

Electro Power Solution është  një kompani që ju ofron shërbime të plota në fushën e studimit, projektimit dhe ndërtimit te hidrocentraleve, si edhe te nënstacioneve elektrike, dhe linjave të tensionit të lartë dhe të mesem të tyre. Mirmbajtjen periodike të tyre sipas rregullores së shfrytezimit dhe sigurimit teknik.

Qëllimi ynë është që të ofrojmë siguri dhe cilësi të lartë, gjithashtu zgjidhje praktike për çdo avari të tyre. 
Kryejmë montimin dhe mirëmbajtjen e transformatoreve të fuqisë deri në tension 400kV

DISA NGA ASETET TONA PER HIDROCENTRALET

Sistem Vakumi 0.1 mbar

o Sistem vakumi të dedikuar 300 m3, me dy sensorë dixhital vakumi.

Trajtim Vajit dielektrik me dy paisje trajtimi
o 9000l/h, kontroll automatik me PLC, dy shkallë vakumi, dy dhoma të vakumit të thellë, sensor dixhital lageshtirë në hyrje prodhim austriak, 3 shkallë rezistencash për ngrohjen e vajit, 3 shkallë filtrimi prodhim UK 50/5/1 microns, mates dixhital vakumi, matës dixhital i sasisë së vajit në dalje, matje e temperaturës në hyrje dhe në dalje.
o 3000l/h, kontroll gjysëm automatik, dy shkalle vakumi, dhomë vakumi të thellë, 2 shkallë rezistencash, 2 shkalle filtrimi prodhim Gjerman 50/1 microns, matës dixhtal vakumi.

Testime

o Matje e tensionit te izolacionit te vajit dielektrik me kinetron deri 100kV.
o Matje e vlerës së lageshtirës në vajin dielektrik.
o Matje e vlerës së hidrogjenit në vajin dielektrik.
o Matje izolacioni me TeraOhmMeter 10 kV
o Matje e rezistencës omike të pështjellës.
o Matje e koeficientit të transformimit për Tr Fuqie, Tr Rryme Tr Tensioni.
o Matje me kamer termike.
o Matje rezistencës specifike të tokës.
o Matje e rezistencës së tokëzimit
o Matje e tensionit të hapit me gjenerator rryme 50A, 55V.
o Matje e tensionit të prekjes me gjenerator rryme 50 A, 55V.
o Matje e rrymave të rrjedhjes.
o MicroOhmMeter 100 Ao MegaOhmMeter 10 kV
o Matje të rezistences omike të peshtjellave për Tr Fuqie, Tr Rryme Tr Tensioni
o Matje shfazim të peshtjellave.